Lexoni edhe:
Studimi: Obeziteti vjen nga cilësia, jo nga sasia e ushqimit të konsumuar
Covid-19 mund të ngjajë me ftohjen e zakonshme deri në pranverën e vitit të ardhshëm pasi imuniteti i njerëzve ndaj virusit rritet nga vaksinat dhe ekspozimi, thonë ekspertët.
Sir John Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, tha se gjërat do të jenë mirë pasi të ketë kaluar dimri, duke shtuar se ka pasur ekspozim të vazhdueshëm ndaj virusit edhe tek njerëzit që janë të vaksinuar.
Studimi: Obeziteti vjen nga cilësia, jo nga sasia e ushqimit të konsumuar Lexoni edhe:
Ndërsa Prof. Dame Sarah Gilbert tha se viruset kanë tendencë të bëhen më të dobëta ndërsa përhapen. Koronaviruset sezonale shkaktojnë ftohje dhe Gilbert tha se Sars-CoV-2 do të bëhet një prej tyre.
I pyetur për komentet e Gilbert në Times Radio, Sir John tha:
“Nëse shikoni në trajektoren në të cilën jemi, ne jemi shumë më mirë sesa ishim 6 muaj më parë. Dhe unë mendoj do të ketë shumë ekspozim ndaj Deltës, ne mund të shohim që numrat e rasteve janë mjaft të larta. Nëse njerëzit që kanë marrë dy doza vaksine, infektohen asimptomatikisht, kjo do ta shtojë imunitetin tonë në mënyrë të konsiderueshme, kështu që unë mendoj se po shkojmë drejt pozicionit që Sarah përshkruan, ndoshta deri në pranverën e ardhshme, do të ishte pikëpamja ime.
(Kosova Sot Online)