Lexoni edhe:
Ekspertët listojnë katër arsye pse të flesh i uritur mund të jetë një ide e keqe
Çaji i gjelbër ka ndikim të madh në shëndetin e njeriut. Mundet ta pakësojë oreksin, ta përshpejtojë metabolizmin dhe të përshpejtojë shkrirjen e dhjamit dhe yndyrës. Ky lëng i mahnitshëm mund t'ju pasurojë me shumë përbërës, por për humbjen në peshë kombinimi më i mirë është ai me portokall. Këtë kombinim e sugjeron edhe mjeku u njohur, dr. Oz, duke theksuar se një gotë çaj i gjelbër në ditë përshpejton metabolizmin për 12 për qind, rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe e forcon sistemin imun.
Ekspertët listojnë katër arsye pse të flesh i uritur mund të jetë një ide e keqeLexoni edhe:
PËR PËRGATITJEN E KËTIJ LËNGU JU NEVOJITEN
1 litër ujë; 5 qese çaj të gjelbër; 1 portokall; Disa gjethe mente.
PËRGATITJA E LËNGUT
Qeset me çaj të gjelbër i vendosni në ujin e vluar dhe i lini për vetëm tre minuta, më pas i nxirrni prej aty. Portokallin e shpëlani mirë, e ndani në rriska dhe e vendosni në çajin e ftohur. Lëngun e mbani në frigorifer gjatë natës. Kjo sasi e çajit mjafton për dy persona dhe konsumim njëditor. Nëse e përgatisni vetëm për vete, atëherë përbërësit i përgjysmoni.
(Kosova Sot Online)