Lexoni edhe:
Victoria Beckham tregon ushqimin e saj të preferuar
E kspertët kanë analizuar rezultatet e 10 studimeve paraprake rreth ndikimit të avokados. Rezultatet e publikuara në reziston "Journal of Clinical Lipidology", zbulojnë se me konsumimin e përditshëm të avokados mund ta rregulloni edhe nivelin e kolesterolit të keq.
Victoria Beckham tregon ushqimin e saj të preferuarLexoni edhe:
"Studimi ynë ka vërtetuar se avokado mundet ta rregullojë nivelin e kolesterolit dhe të ul trigliceridet", ka deklaruar lideri i studimit Sachin Shah. Avokado është ushqyes, përmban pak kolesterol dhe natrium, është burim i fibrave dietale, vitamina C, K dhe acid folik. 100 gramë avokado përmbajnë: - 26 për qind vitamina K, - 20 për qind acid folik, - 17 për qind vitamina C, - 14 për qind kalium, - 14 për qind vitamina B5, - 13 për qind vitamina B6 dhe - 10 për qind vitamina E. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se personat që për çdo ditë konsumojnë avokado, kanë nivel më të ulët të kolesetrolit të keq dhe nivel më të lartë të kolesterolit të mirë. Niveli i kolesterolit ndikon në rrezikun e shtimit për sëmundje të zemrës.
(Kosova Sot Online)