Lexoni edhe:
Këto janë benefitet që sjellë qumështi i kokosit
Këtë pije do të duhej ta pinin duhanpirësit dhe joduhanpirësit për të nxjerrë toksinat nga mushkëritë.
Kolla e vazhdueshme është një simptomë karakteristike e infeksioneve bakteriale ose virale të organeve të frymëmarrjes, e cila shoqërohet me një sekrecion të trashë në fyt, sinuse dhe mushkëri, i cili është ngjitur në muret e bronkeve dhe është shumë i vështirë për t’u nxjerrë jashtë.
Këto janë benefitet që sjellë qumështi i kokositLexoni edhe:
Pije me bazë mëllagë të bardhë
Çaji i mëllagës së bardhë për nxjerrjen jashtë të gëlbazës te të rriturit
Hidhni një lugë rrënjë të imtësuara të mëllagës së bardhë me 2 dl ujë të ftohtë dhe lëreni të mbuluar për 6 deri në 8 orë, pastaj kullojeni dhe e pini në gllënjka të vogla.
Pini çaj të përgatitur në këtë mënyrë për nxjerrjen me kollë të gëlbazës deri në dy herë në ditë, pa sheqer, dhe rezultatet nuk do të mungojnë.
Mëllaga e bardhë, sherbela dhe farat e lirit për nxjerrjen jashtë të gëlbazës te fëmijët
Përzieni një lugë rrënjë mëllagë të bardhë, një lugë gjelle fara liri dhe një lugë sherbele të tharë.
Hidhni 2.5 decilitra ujë në një tenxhere, pastaj shtoni 100 g sheqer të verdhë. Kur sheqeri të jetë tretur, shtoni përzierjen e barishteve dhe një limon të larë mirë dhe të prerë në feta.
Ziejini në temperaturë mesatare për 15 minuta, pastaj hiqeni nga zjarri dhe kulloni.
(Kosova Sot Online)