Lexoni edhe:
Kafeja ndihmon në shkrirjen e dhjamit
Hiqni ujin e tepërt nga organizmi dhe hiqni qafe shtresat dhjamore përmes këtij preparati tradicional. Ky shurup ju ndihmon ta zvogëloni masën e belit. Pos kësaj, përbërësit e shëndetshëm që posedon ky shurup mundësojnë përmirësimin e dëgjimit, shikimit dhe kujtesës. Preparati sidomos është efikas nëse e kombinoni me ushtrime. Përbërësi kryesor i këtij eliksiri për humbje në peshë është rrika, artikull i pasur me vitamina C, kalium, vitamina B1 dhe B6, hekur, vitamina B2, magnez dhe fosfor. Rrika pastron organizmin, përshpejton metabolizmin, pakëson lodhjet dhe stimulon zhvillimin e baktereve të mira në zorrë.
Kafeja ndihmon në shkrirjen e dhjamitLexoni edhe:
PËRBËRËSIT PËR SHURUP
125 gramë rrikë 4 limonë 3 lugë mjaltë 2 lugë kanellë 2 cm rrënjë xhenxhefili. Imtësoni në blender rrikën dhe xhenxhefilin. Shtoni lëngun e limonit dhe i përzieni në blender edhe për tre minuta. Më pas shtoni mjaltin dhe kanellën dhe gjithçka le të përzihet. Masën e vendosni në kavanoz. Merrni një lugë dy herë në ditë para shujtave apo ushtrimeve. Preparatin ta përdorni për tri javë rresht, e më pas bëni pauzë për disa ditë.
(Kosova Sot Online)