Të gjitha dobitë e piperit të zi

  • E. /
  • 29 October 2021 - 11:20
Të gjitha dobitë e piperit të zi

Piperi i zi është një mëlmesë e gjithanshme, por edhe e dobishme. Përpos që e përmirëson shijen e ushqimeve, piperi i zi është edhe shumë i dobishëm për shëndet. Ai ka veti antibakteriale, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të traktit digjestiv. Përpos në zorrë, piperi i zi i lufton edhe bakteret gjetiu në organizëm. Ai ka edhe veti antiinflamatore, prandaj është i dobishëm për personat që vuajnë nga astma, artriti, e ndoshta edhe nga sëmundjet autoimune.

Piperi i zi është plot materie ushqyese, duke përfshirë edhe fibrat ushqimore, vitaminat C dhe K, manganin dhe hekurin. Përbërësi i piperit të zi, i quajtur piperin, ndikon në rritjen e sekretimit të thartirës së lukthit, e cila ka veprim mbrojtës, duke mbytur shumicën e baktereve që depërtojnë në lukth. Piperi i zi është efikas edhe te ata që vuajnë nga mungesa e pigmentit në disa pjesë të lëkurës. E, në fund, duhet të themi se piperi i zi është efikas edhe për humbjen e kileve të tepërta.

(Kosova Sot Online)