Lexoni edhe:
Shkencëtarët zbulojnë se si zhvillohet sëmundja Alzheimer në tru
Psoriaza është sëmundje kronike e lëkurës, që tipike për të janë shfaqjet e skuqjeve dhe trashja e lëkurës.
SHËRIMI I PSORIAZËS
Të pastroheni çdo të tretën ditë në ujë të vakët me sapun. Pas ujit të vakët të bëni dush me ujë të ftohtë dhe shpejt të thaheni. Më pas, pjesët e sëmura t'i shpëlani me çajin nga kjo përzierje: - 40 g gjethe të kufilmës, 30 g gjethe të rozmarinës së verdhë, 20 g bimë të gjembit të zi, 10 g "Spora Lycopodium".
Shkencëtarët zbulojnë se si zhvillohet sëmundja Alzheimer në truLexoni edhe:
SHËRIMI PËR PERSONAT E MOSHUAR
Barërat duhet t'i imtësoni dhe përzieni. Në 1 litër ujë të vluar vendosni 20 g përzierje dhe të mbuluara i zieni për 5 minuta. Kur të ftohet çaji, e vendosni në shishe e më pas lyeni hapësirat e prekura.
PËRBËRËSIT PËR MELHEMIN NATYRAL KUNDËR PSORIAZËS
4 dl vaj ulliri, 4 lugë gjalpë nga kosi, 4 lugë kajmak, 20 g gjethe dhe lule të rozmarinës, 20 g gjethe dhe lule të livandës - 20 g lëvore të shtogut dhe 10 g gjethe delli .
PËRGATITJA
Përbërësit i vendosni në enë të thellë, i vloni derisa gjalpi të tretet. Shtoni 2 dl vaj kantarioni dhe përzieni për 40 minuta. Kur të ftohet, e lyeni trupin dhe e mbani të mbështjellë.
(Kosova Sot Online)