
Lexoni edhe:
Ilaçet e vjetra tradicionale për shërimin e psoriazës
Të gjithëve neve nganjëherë na nevojitet pastrimi i organizmit, por vetë detoksimi do të thotë ndryshim të disponimit dhe vuajtje urie. Për fat organizmin mund ta pastrojmë në disa mënyra.
DITËN FILLOJENI ME UJË TË NGROHTË DHE LIMON
Një nga pijet më të shëndetshme për mëngjes për ta filluar ditën. Me rëndësi është që uji të jetë i ngrohtë sepse uji i ftohtë dhe pijet mund ta shokojnë sistemin tretës dhe ta ngadalësojnë punën e sistemit tretës. Vitamina C nga limoni përmirëson punën e enzimave dhe stimulon mëlçinë për të hedhur helmet.
Ilaçet e vjetra tradicionale për shërimin e psoriazësLexoni edhe:
SHMANGNI USHQIMIN E PËRPUNUAR NË PAKETIME TË MËDHA DHE KONSERVA
Edhe pse ushqimeve të përpunuara, sidomos atyre të grimcuara, vështirë është t'u thuhet jo, për ta pastruar organizmin këtë ushqim duhet ta shmangni. Në vend të kësaj konsumoni sa më shumë pemë dhe perime të freskëta, drithëra dhe fruta me lëvore të fortë.
MERRNI PROBIOTIKË
Organizmi ngarkohet si pasojë e ushqimit të rëndë dhe të dëmshëm. Në mënyrë që sa më lehtë t'i eliminojmë helmet nga trupi na ndihmojnë bakteret e mira "Lactobacillus acidophilus", që ulin sasinë e helmeve në zorrë.
(Kosova Sot Online)