Lexoni edhe:
Çfarë i shkakton gurët në veshka?
Hibiskusi vlerësohet para së gjithash shkaku i dukjes së vet, por meriton po aq vëmendje edhe shkaku i efektit shërues. Shumë lloje përdoren në mjekësinë tradicionale, e sidomos për përgatitjen e llojeve të çajit. Çaji nga hibiskusi ka shije të hidhur, prandaj i shtohet mjaltë ose agrume. Nuk përmban kafeinë, por është përplot me vitamina C, aminoacide, hekur, flavonoide, vaj eterik dhe acide. Ekspertët përmes hulumtimeve kanë vërtetuar se përmirëson shëndetin e zemrës dhe ulë shtypjen e lartë të gjakut, dhe atë vetëm katër javë pasi ta keni konsumuar. Edhe nëse nuk keni telashe me shëndetin, ky çaj do t'ju freskojë, qoftë i ngrohtë apo i ftohtë.
Çfarë i shkakton gurët në veshka?Lexoni edhe:
SI TA PËRGATISNI ÇAJIN NGA HIBISKUSI?
Përbërësit: 4 dcl ujë 1 shko kanellë 3 lugë të mëdha me 4-5 gjethe të thata ose të freskëta të hibiskusit 1 lugë sheqer Lëngun nga një portokall Përgatitja: Ujin e vluar e hidhni mbi hibiskus dhe kanellë. Le të qëndrojë ashtu për njëzet minuta. Mund t'i shtoni sheqer, apo edhe mjaltë,si dhe krejt në fund lëngun e portokalli. Mund ta konsumoni të ngrohtë, por edhe të ftohtë.
(Kosova Sot Online)