Lexoni edhe:
Çaji i cili parandalon sulmin në zemër dhe parandalon zhvillimin e kancerit
Pjepri është një frut i pasur me ujë, vitamina dhe minerale. Përmbajtja e lartë e ujit dhe e kaliumit nxit punën e veshkave, ndihmon dedoksimin e organizmit.
Për shkak të vitaminave A dhe C, pjepri vepron si antoksidues, fibrat ushqyese që ka pjepri lehtësojnë tretjen. Për shkak të vlerave të ulëta kalorike është i shkëlqyer për secilin që dëshiron që gjatë verës të mbajë dietë. Këshillohet që pjeprin ta ruani në temperatura mesatare në frigorifer.
Çaji i cili parandalon sulmin në zemër dhe parandalon zhvillimin e kanceritLexoni edhe:
Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra. 90 % e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.
Madje ju mund të përdorni farat e pjeprit edhe për rigjenerimin e veshkave.
Përgatitja:
1 kg fara pjepri dhe 5 litra ujë.
Farat e pjeprit hidhen në një tenxhere të madhe, shtohet uji dhe lihen që të zjejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim.
Pasi lëngu është gati hiqet nga zjarri dhe lihet e mbuluar derisa të ftohet, më pas kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Lëngu pihet nga një filxhan tre herë në ditë për 1 deri në 3 muaj rresht.
Farat e pjepërit konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.
Burim Vitaminash Dhe Mineralesh
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.
Shëndeti i Sistemit Tretës
Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.
Farat E Pjeprit Për Zemrën
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.
(Kosova Sot Online)