![](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/16/200x200_vio1637077837.jpg)
Lexoni edhe:
Viola publikon këngën 'Rrehni qika defat'
Konsumimi i rregullt i kafesë ose çajit lidhet me një rrezik më të ulët të goditjes në tru dhe demencës, sugjeron një hulumtim i ri. Studiuesit, të cilët analizuan të dhënat e 500 mijë britanikëve arritën në përfundimin se ata që pinin dy filxhanë kafe dhe çaj në ditë ishin më pak të rrezikuar nga goditja në tru dhe demenca.
Viola publikon këngën 'Rrehni qika defat'Lexoni edhe:
Shanset e tyre për të zhvilluar demencë ranë gjithashtu me 28 për qind, thanë studiuesit. Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin Mjekësor Tianjin dhe u botua në revistën PLoS Medicine. Megjithatë, studime të tjera kanë treguar se konsumi i tepërt mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje.
Një studim nga Australia i publikuar në korrik zbuloi se pirja e më shumë se gjashtë filxhanëve kafe në ditë i bën njerëzit 53 për qind më shumë të prirur të vuajnë nga demenca.
(Kosova Sot Online)