Lexoni edhe:
Mos i ndani nga tryeza, këto janë ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga tiroidja
E kspertët nga instituti në Iran, kanë zbuluar se personat të cilët brenda ditës konsumojnë një lugë të qimnonit të bluar, madje tri herë më shpejt humbin në peshë në krahasim me njerëzit që janë në dietë, por se nuk e konsumojnë këtë erëz. Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë 88 femra me mbipeshë. Të gjitha këto femra që kishin marrë pjesë në studim kishin pakësuar konsumimin ditor të kalorive për 500 kalori dhe kishin përcjellë këshillat për ushqim të shëndetshëm. Mirëpo, gjysma prej tyre, saktësisht 4, për çdo ditë kishte konsumuar qimnon të bluar, të përzier me jogurt të pa ëmbëltuar.
Pas tre muajve, grupi që kishte konsumuar qimnon kishte humbur më shumë nga pesha. Mesatarisht kishin humbur 1.5 kilogramë më shumë në krahasim me femrat që nuk e kishin konsumuar atë erëz. Pos kësaj, për 14 për qind ishte pakësuar sasia e dhjamit në trup. Femrat që kishin konsumuar qimnon kishin humbur pesë kilogramë. Kjo erëz ju kishin ndihmuar që edhe të bie niveli i lartë i kolesterolit të dëmshëm.
(Kosova Sot Online)