Lexoni edhe:
Patëllxhani dhe vetitë e tij shëruese
Kërpudha "Coprinus comatus" ul nivelin e sheqerit në gjak për 40 për qind vetëm një orë pas konsumimit dhe efekti i saj zgjat më shumë se gjashtë orë. Në Institutin Shëndetësor në Tokio, gjatë studimeve në minj, e më pas edhe në njerëz, është vërtetuar se përdorimi i kërpudhave shëruese në përqindje të madhe parandalon rritjen dhe përhapjen e qelizave malinje.
Patëllxhani dhe vetitë e tij shërueseLexoni edhe:
ILAÇ IDEAL PËR SËMUNDJEN E SHEQERIT
Kërpudha "Coprinus Comatus" është e pasur me kalium, kalcium, hekur, bakër, zink dhe niacinë, e përmban edhe njëzet aminoacide të lira, prej të cilave tetë janë esenciale. Pluhuri i tharë i kësaj kërpudhe në disa vende është shndërruar në pjesë përbërëse në shërimin e diabetit.
Kërpudha rregullon nivelin e sheqerit në gjak, zvogëlon proceset pezmatuese në organizëm, e mbi gjithçka parandalon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare që janë komplikim i rregullt te të sëmurit me diabet. Pos kësaj, "Coprinus Comatus" është e hatashme për ruajtjen e qelizave të pankreasit që prodhojnë insulinë. Një orë e gjysmë pas marrjes së pluhurit, niveli i sheqerit në gjak reduktohet për 41 për qind, tri orë më pas ulet në 31 për qind, derisa për gjashtë orë në gjak edhe më tutje ka 21 për qind më pak sheqer.
(Kosova Sot Online)