Lexoni edhe:
Lumturia gjendet te çokollata e zezë dhe këtë e vërteton shkenca
Ministria finlandeze e Shëndetësisë ka apeluar te banorët e këtij shteti që, herë pas here të hanë ushqimet edhe duke qëndruar në këmbë, gjë që është pjesë e kampanjës kundër stilit sedentar (të ulur) të jetës. Përpos kësaj, finlandezëve u tërhiqet vëmendja edhe te fakti se, në pozitën në këmbë mund të bëjnë edhe gjëra të tjera, sikur që është leximi i gazetës, pirja e kafes, shikimi i TV-së e edhe shumë gjëra të tjera.
Lumturia gjendet te çokollata e zezë dhe këtë e vërteton shkencaLexoni edhe:
Ekspertët tërheqin vërejtjen se qëndrimi i tepërt në pozitë të ulur çon deri te çrregullimet e muskujve dhe eshtrave, si dhe te sëmundjet e enëve të gjakut dhe të zemrës. Natyrisht, komplikim i shpeshtë është edhe mbipesha. Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi shton edhe se qëndrimi ulur më shumë se shtatë orë në ditë, lidhet me një rrezik për 5% më të lartë nga vdekja e parakohshme.
(Kosova Sot Online)