Lexoni edhe:
A i keni duart e ftohta gjatë gjithë kohës, ja pse ndodh kjo
Ënjtja e këmbëve mund të paraqitet për shkaqe të ndryshme: nga vapa, nga problemet me enët e gjakut, çrregullim të punës së veshkave, gjatë shtatzënësisë, te sëmundjet e zemrës, etj. Këtë problem nuk duhet injoruar dhe duhet menjëherë ta konsultoni mjekun. Mjekësia popullore ka disa ilaçe kundër këmbëve të ënjtura, por me gjasë ilaçi më efikas popullor është majdanozi.
A i keni duart e ftohta gjatë gjithë kohës, ja pse ndodh kjoLexoni edhe:
Për ta përgatitur preparatin e majdanozit që trajton me efikasitet këmbët e ënjtura, ju nevojitet tërë bima e majdanozit, me rrënjë e me ka krejt. Lajeni mirë dhe bluajeni tërë bimën e majdanozit. Vendoseni këtë përzierje në një shishe termos dhe përvëlojeni atë me 500 ml ujë të valë. Lëreni që të qëndrojë gjatë natës, e në mëngjes kullojeni. Këtë sasi të lëngut duhet pirë gjatë ditës. Kjo pije pihet dy ditë me radhë. Më pas bëni pauzë 3 ditë, e më pas përsëriteni terapinë. Qysh pas vetëm dy ditësh do të vëreni zvogëlim të ënjtjes të këmbëve.
(Kosova Sot Online)