Lexoni edhe:
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ndaloni së ngrëni bukë?
Pranohet gjërësisht që hurmat e Arabisë janë të mbushura me plot surpriza të këndshme për shëndetin. Ato janë një dhuratë natyrale plot vlera, pavarësisht përmbajtjes së lartë të sheqerit. Ndonëse diabetikët qëndrojnë larg hurmave të Arabisë, këto të fundit kanë në përmbajtje një sheqer më cilësor dhe më natyral se sheqeri i përpunuar i bardhë që jemi mësuar të konsumojmë çdo ditë.
Ruajnë shëndetin e kockave dhe dhëmbëve
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ndaloni së ngrëni bukë?Lexoni edhe:
Lëngu i hurmave të Arabisë është i pasur me minerale si kalcium, mangan, magnez, hekur dhe bakër. Rrjedhimisht ky lëng luan një rol aktiv në ruajtjen e shëndetit të kockave por edhe në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Përfitimet me lëkurën
Lëngjet e frutave janë shumë të mira për shëndetin. Një gotë me lëngun e hurmave ofron shumë avantazhe për trupin të cilat projektohen në lëkurën tuaj.
Ushqimi i lëkurës
Lëngu i hurmave të Arabisë rrit pllakëzat e gjakut dhe ushqen lëkurën. Kurseni para dhe konsumoni lëng të pastër hurmash që mund ta përgatisni në kuzhinë shumë thjeshtë.
Përfitimet për flokët
Përtypni disa hurma në ditë, ose pini lëngun e tyre dhe do të jeni dëshmitarë të ndryshimeve të mrekullueshme në flokët tuaj. Ato do të jenë të shëndetshëm falë vitaminave, veçanërisht asaj B. Flokët do të jenë të trashë dhe të lëmuar.
Parandalojnë radikalet e lira
Lëngu i hurmave është i mbushur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe dëmet e tyre në organizëm. Rrjedhimisht, ky lëng është ideal për të rriturit dhe të rinjtë.
Luan rol laksativ
Që në lashtësi, hurmat e Arabisë janë konsideruar si zgjidhja ideale kundër konstipacionit për shkak të pranisë së fibrës së patretshme. Hurmat dhe lëngu i tyre konsiderohet si një laksativ i shkëlqyer.
Kundër plakjes
Duke qenë se lëngu është i pasur me antioksidantë, të dobishëm kundër radikaleve të lira, ai është i shkëlqyer kundër kancerit dhe plakjes.
Ul nivelet e kolesterolit të keq
Ky frut është tejet i pasur me fibër dietike. Ndaj ai është natyralisht i aftë të ulë nivelin e kolesterolit të keq në organizëm.
Receta e lëngut të hurmave
Hiqni farat e 3-4 farave. Hidhini në një gotë me ujë të ngrohtë për disa orë. Në një misker hidhni gjysëm gote me qumësht dhe shtoni hurmat. Përzijini së bashku dhe pijeni lëngun e shëndetshëm menjëherë.
(Kosova Sot Online)