Një gotë lëng grejpfruti në ditë mbron nga sëmundjet e zemrës
Një gotë me lëng grejpfruti në ditë i mban në gjendje të shëndetshme enët e gjakut dhe do të mund të mbronte na sëmundjet e zemrës, theksojnë ekspertët. Vetëm një gjysmë gote kishte ndikuar në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Shkencëtarët kanë identifikuar që kemikatet që e forcojnë shëndetin, të quajtura flavonoidet, që në mënyrë natyrale gjenden në agrume janë përgjegjëse për të gjitha këto veti shëruese. Zbulimet, të cilat janë publikuar në "American Journal of Clinical Nutrition", sugjerojnë konsumimin e lëngut të grejpfrutit, e që është pjesë vitale për një zemër të shëndetshme.
Rreth 73,000 njerëz në vit vdesin në Britani si pasojë e sëmundjeve që ndërlidhen me zemër. Këto sëmundje vrasin një nga gjashtë meshkuj dhe një nga dhjetë femra. Konsumimi i ushqimit të pasur me fruta për një kohë të gjatë është ditur se ofron efekt mbrojtës. Por ishte hulumtuar pak rreth asaj se çfarë më saktësisht gjenden në agrumet, si grejpfruti, që ndikon në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Rezultatet e studimit gjashtë mujor kanë treguar se konsumimi i rregullt i lëngut ka përmirësuar shëndetin në enët e gjakut.
(Kosova Sot Online)