Lexoni edhe:
Studimi e pranon, çokollata ngre humorin, por vetëm ajo e një tipi të caktuar
Diabeti i tipit 2 do të thotë se trupi juaj nuk mund të përpunojë insulinën siç duhet ose insulina që prodhon nuk merret nga qelizat.
Roli kryesor i insulinës është të rregullojë sheqerin në gjak. Pa insulinë, nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten në një nivel të lartë “të rrezikshëm”, paralajmëron Bupa.
Studimi e pranon, çokollata ngre humorin, por vetëm ajo e një tipi të caktuarLexoni edhe:
Një nga viktimat më serioze të niveleve të vazhdueshme të larta të sheqerit në gjak është neuropatia.
Neuropatia është dëmtim ose mosfunksionim i një ose më shumë nervave. Neuropatia periferike zhvillohet kur nervat në ekstremitetet e trupit, si duart, këmbët dhe krahët, dëmtohen.
Sipas Bupes, ky dëmtim nervor mund të shkaktojë “ndjesi shpimi gjilpërash, djegieje ose humbje të ndjesisë”.
Nivelet e vazhdueshme të larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë gjithashtu:
Dëmtim të syve tuaj, i cili mund të çojë në humbjen e shikimit
Sëmundje të zemrës dhe goditjet në tru
Ulçera në këmbë
Infeksione të vazhdueshme ose të rregullta, veçanërisht infeksione të lëkurës dhe urinës.
“Si rezultat, trupi juaj do të ketë nevojë për më shumë lëngje për t’u rihidratuar. Pirja e ujit mund ta ndihmojë trupin të nxjerrë një pjesë të glukozës në gjak”.
(Kosova Sot Online)