Lexoni edhe:
Ja çka tregojnë këto shenja te thonjtë për shëndetin tuaj?
Mike kishte qenë i lidhur për shtrati, pasi që nuk kishte mundur të lëvizte shkaku i metastazave të kancerit në stomakun e tij. Tashmë ai është plotësisht i shëndetshëm. Para disa viteve ai kishte marrë diagnozën e tmerrshme - kancerin në zorrë të trashë. Pas operacionit dhe kimioterapisë, kanceri ishte tërhequr për t'u kthyer përsëri. Shumë tumore ishin përhapur nëpër trupin e tij, aq shumë, saqë nuk kishte mundur të qëndronte në këmbë. Mjekët kishin numëruar 26 masa tumorale në stomakun e tij. Ai kishte menduar se kishte mbaruar jeta me të.
Ja çka tregojnë këto shenja te thonjtë për shëndetin tuaj?Lexoni edhe:
Ai madje kishte qenë i gatshëm të vdiste, sepse dhimbjet ishin të mëdha. Për fat të mirë, onkologu i tij kishte përcjellë arritjet e mjekësisë moderne dhe në momentin e fundit atë e kishte dërguar te një ekspert për imunoterapi. Ky mjek atë e kishte vendosur në studimin e tij më të ri, që kishte hulumtuar normalitetet gjenetike në ADN, më saktë, aftësinë e ADN-së për t'i shmangur gabimet në përsëritje. Me këtë rast ai kishte pranuar ilaçin me emrin "keytruda", antitrupa të humanizuar, të cilët përdoren në imunoterapi. Për vetëm dy-tre muaj, tumoret kishin filluar të tërhiqen. Për dy vitet e ardhshme, ai rregullisht kishte vizituar spitalin për kontroll dhe për të pranuar terapinë. Ai tashmë është shëruar dhe është shëndosh e mirë
(Kosova Sot Online)