A mund të konsumoni alkool gjatë gjidhënies?
Konsumi i pijeve alkoolike duhet të limitohet vetëm për raste të veçanta dhe në sasi të moderuar. Sipas tyre sasia e alkoolit të konsumuar nuk duhet të jetë më e madhe se 0.5 gr alkool për çdo kg të peshës trupore.
Alkooli futet në qumështin e nënës rreth 30-60 minuta pasi është konsumuar dhe për një nënë me peshë normale do të duhen 2-3 orë në mënyrë që organizmi i saj të nxjerrë jashtë alkoolin e marrë nga një gotë birrë apo verë. Sa më shumë alkool të konsumoni aq më shumë orë do të nevojiten që të nxirret jashtë. Nëse ju do të konsumoni sasi të mëdha alkooli mund të duhen edhe 13 orë për tu pastruar.
A ka nevojë ta pompojmë e ta hedhim qumështin pasi kemi konsumuar alkool?
Nuk ka nevojë ta bëni këtë gjë pasi nuk e pastron qumështin nga alkooli. Nivelet e alkoolit në qumësht janë të njëjta me nivelet e alkoolit në gjak, pra ai nuk akumulohet dhe qëndron aty. Alkooli do të largohet nga gjaku dhe qumështi juaj 1 orë e gjysmë pas konsumit të tij. Por kjo varet nga shumë arsye si sasia e alkoolit që keni konsumuar, sasia e ushqimit dhe e lëngjeve.
Një nga faktorët e tjerë që duhet marrë në konsideratë është dhe mosha e bebit. Një i porsalindur nuk do të reagojë njësoj si një fëmijë 12 muajsh nga qumështi i ndotur me alkool. Por si rregull i përgjithshëm sipas “American Academy of Pediatrics” rregulli i përgjithshëm është që duhet të prisni 2 orë pas konsumit të alkoolit që të ushqeni me gji beben tuaj.
(Kosova Sot Online)