Një gotë me këtë pije ka efektin e një ore ushtrime në palestër

  • E. /
  • 05 January 2022 - 12:18
Një gotë me këtë pije ka efektin e një ore ushtrime në palestër

Studimi i fundit ka treguar se anashkalimi i palestrës me qëllim për të shkuar në pije nuk është edhe aq keq. Nëse më shumë kënaqeni në një gotë me verë të zezë sesa në ushtrimet në palestër, ky lajm përfundimisht do t'jua rregullojë ditën. Hulumtimi i bërë në universitetin "Alberta" në Kanada ka treguar se vetitë shëruese të resveratrolit, substancë kjo e cila gjendet në verën e zezë, ka ndikim sikurse të ushtrojmë në palestër. Sipas fjalëve të ekspertit Jasson Dike, ky zbulim do t'i gëzojë të gjithë ata që nuk ushtrojnë edhe aq.

Substanca në verën e zezë përmirëson aftësinë fizike, funksionimin e zemrës dhe forcën e muskujve në të njëjtën mënyrë sikurse ushtrimet në palestër. "Besoj se substanca në verën e kuqe, resveratroli, ishte po aq e dobishme për njerëzit, që nuk dëshirojnë të ushtrojnë, që fizikisht janë më të dobët", ka thënë Dike. Vetitë shëruese të verës së zezë janë të dokumentuara. Studimet kanë vërtetuar se ata që konsumojnë verën e zezë, nga një gotë në ditë, më pak rrezikohen nga demenca dhe kanceri, por është vërtetuar gjithashtu se vera e zezë rregullon nivelin e sheqerit në gjak, por edhe ka efekt kundër plakjes së hershme. Studimi tjetër pohon se vera e zezë shton numrin e të rrahurave të zemrës.

(Kosova Sot Online)