A e dini pse limoni përdoret në kombinim me spinaqin? Kjo është shumë e rëndësishme!

  • E. /
  • 07 January 2022 - 08:55
A e dini pse limoni përdoret në kombinim me spinaqin? Kjo është shumë e rëndësishme!

Nëse keni menduar se është për shkak të shijes – e keni gabim

Të gjithë përbërësit e limonit janë të dobishëm për trupin tonë, forcojnë kockat dhe indin lidhor, mbrojnë nga infeksioni dhe zvogëlojnë tendencën për të pëlcitur kapilarët.

Limoni është veçanërisht i rëndësishëm në mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve, por edhe të qelizave tona nga plakja. Për shkak të të gjitha vitaminave B, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sistemin nervor, transmeton Telegrafi.

Këtë frut e përdorim edhe pas konsumimit të mishit për të lehtësuar aciditetin në organet e brendshme. Është i shkëlqyeshëm në luftën kundër sëmundjeve vaskulare si varicet, hemorroidet, presionin e lartë të gjakut, ndihmon në luftimin e ftohjes dhe anginës, lythave, të përzierave dhe dhimbjeve të kokës…

Por a e dini pse konsumohet në kombinim me spinaqin? Nëse mendonit se ishte për shkak të shijes – e keni gabuar. Limoni përmirëson asimilimin e hekurit nga spinaqi.

Nëse papritur ngjitni shkallët me shumë vështirësi dhe merrni frymë rëndë, është lehtësisht e mundur që të keni mungesë hekuri.

Mungesa e këtij minerali manifestohet edhe me marrje mendsh, dhimbje koke, rrahje të çrregullta të zemrës, lëkurë të zbehtë dhe e gjithë kjo ndodh sidomos te femrat.

Një nga detyrat e tij më të rëndësishme është të ndihmojë në transportin e oksigjenit në të gjithë trupin.

Hekuri është i nevojshëm për sintezën e hemoglobinës, një substancë në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjenin nga mushkëritë në trup dhe për eliminimin e dyoksidit të karbonit nga trupi.

Nëse trupi nuk ka mjaftueshëm, ai nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut (eritrocite) të shëndetshme që bartin oksigjen dhe pa oksigjen të mjaftueshëm në trup njeriu është i lodhur. Mungesa e eritrociteve quhet anemi.

Lodhja dhe rraskapitja e vazhdueshme mund të ndikojnë në një sërë funksionesh jetësore: nga funksioni i trurit deri te aftësia e sistemit imunitar për të luftuar infeksionet. Tek gratë shtatzëna, mungesa e hekurit rrit rrezikun e lindjes së parakohshme dhe peshës së ulët të lindjes.

Hekuri ka edhe detyra të tjera të rëndësishme, sasia e tij e mjaftueshme është e nevojshme për të mbajtur qelizat e lëkurës, flokëve dhe thonjve të shëndetshëm.

Në rrethana të ndryshme dhe në kushte të caktuara, nganjëherë kërkohen doza më të larta hekuri dhe kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë për të përfituar sa më shumë nga spinaqi i pasur me hekur.

(Kosova Sot Online)