Frutat me lëvozhgë të fortë për të sëmurët nga kanceri i prostatës

  • E. /
  • 08 January 2022 - 15:42
Frutat me lëvozhgë të fortë për të sëmurët nga kanceri i prostatës

Ekspertët nga Universiteti në Harvard kanë vërtetuar se pacientët që kanë konsumuar fruta me lëvozhgë të fortë, 4-5 herë në javë, për 34 për qind më pak rrezikohen nga kanceri në prostatë, në krahasim me personat që këto ushqime i kanë përdorur më rrallë.

Studimi ka zgjatur 26 vjet, ndërsa që është publikuar në revistën mjekësore "British Journal of Cancer". Edhe studimet e mëhershme frutat me lëvozhgë të fortë i kanë ndërlidhur me përmirësimin e ndjeshmërisë në insulinë dhe me zvogëlim të rrezikut për diabet, sëmundje të zemrës dhe sëmundjet e enëve të gjakut. Rezistenca në insulinë është faktor i njohur për përparim të shpejtë të kancerit në prostatë.

(Kosova Sot Online)