Lexoni edhe:
Frutat me lëvozhgë të fortë për të sëmurët nga kanceri i prostatës
Aknet në fytyrë janë një shqetësim për të gjitha vajzat, qofshin në adoleshencë apo më të rritura. Pjesa më e madhe e njerëzve i konsiderojnë aknet si problem i moshës, por e vërteta është se kjo gjendje e zakonshme e lëkurës mund të ndodhë në të 20-tat, 30-tat apo të 40-tat.
Duke filluar nga hormonet tek gjenetika e deri tek regjimi i kujdesit të lëkurës, aknet mund të shkaktohen nga shumë faktorë, përfshirë edhe ato që kosnumoni.
Frutat me lëvozhgë të fortë për të sëmurët nga kanceri i prostatësLexoni edhe:
Sipas dietologëve, personat me akne duhet të shmangin ushqimet me sheqer, të konservuara dhe të procesuara si pijet e lehta, drithërat me sheqer që konsumojnë në mëngjes, patatet e skuqura dhe bukën e bardhë.
Aknet kanë kryesisht rrënjë hormonale, por ushqimi mund të jetë një ndër shkaktarët dhe karbohidratet janë ndër armiqtë kryesorë.
Karbohidratet e larta stimulojnë prodhimin e një hormoni të quajtur insulinë dhe mund të shkaktojë probleme me nivelin e testosteronit në gjak.
Shmangni karbohidratet dhe produktet me bazë qumështi kafshësh, provoni trajtimet me dritë LED, lazer, maska dhe peeling kimik. Edhe përdorimi i produkteve me përbërje Benzyol-i mund të ndihmojnë, ashtu si dhe minimizimi i grimit të rëndë.
(Kosova Sot Online)