Kjo është fatura (shëndetësore) që duhet të paguash kur ha hamburger
Nuk ka dyshime se humburgerët janë një nga ushqimet më të shijshme dhe të gjithë duam t’i konsumojmë herë pas here. Nga ana tjetër e dimë se janë shumë të dëmshëm dhe shëndeti ynë rrezikohet prej tyre, edhe nëse i hamë rrallë. Por për të folur me fakte po ju tregojmë çfarë thotë shkenca për këtë ushqim.
Një hamburger përmban 500 kalori, 25 gram yndyrna, 40 gram karbohidrate, 10 gram sheqerna dhe 1.000 miligram sodium, të cilat janë të mjaftueshme për të çorientuar sistemin tuaj tretës dhe gjithë trupin. Ky ushqim rrit riskun për t’u prekur nga diabeti pasi nxit urinë të vijë më shpejt.
Gjithashtu mund të kontribojë në prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare gjatë jetës. Kur të doni të hani sërish një humburger do t’ju sugjeronim ta mendoni edhe njëherë.
(Kosova Sot Online)