Lexoni edhe:
Nëse i keni këto shenja, shkoni urgjentisht te mjeku
Nëse fatmirësisht nuk keni temperaturë, gjasat që gjatë këtyre ditëve të vuani nga hundët e bllokuara, janë të mëdha. Të gjithë e dimë ndjesinë e shëmtuar të hundëve të zëna, por ç’mund të bëjmë për të shpëtuar sa më shpejt?
1. Avull
Nëse i keni këto shenja, shkoni urgjentisht te mjeku Lexoni edhe:
Frymëmarrjet e thella në prani të avullit që krijon uji i nxehtë janë një mënyrë e thjeshtë, tradicionale dhe efikase për të shpëtuar nga hundët e bllokuara prej sekrecioneve. Nëse nuk keni aparatin që konverton ujin në avull mund ta bëni sipas metodës së vjetër, duke përdorur një tenxhere me ujë të nxehtë.
2. Bëni një dush
E keni provuar ndonjëherë sa kollaj mund të merrni frymë pas një dushi me ujë të nxehtë? Kjo ndodh pasi mukoza e hundës suaj hollohet dhe inflamacioni reduktohet. Të paktën për pak kohë do të mund të merrni frymë lirisht.
3. Qëndroni të hidratuar
Eshtë shumë e rëndësishme që gjatë këtyre ditëve të pini shumë ujë! Duke qenë gjithë kohës të hidratuar do të çlironi sinuset nga presioni i sekrecioneve.
4. Përdorni një spray
Mund të jetë një solucion i thjeshtë ujë dhe kripe që do t’ju shpëtojë, të paktën përkohësisht!
5. Kompresa të ngrohta
Merrni një peshqir dhe zhyteni në ujë të ngrohtë. Më tej shtrydheni dhe vendoseni në zonën e hundës dhe pjesën e sipërme të ballit.
6. Merrni ilaçe
Sigurohuni të flisni me një farmacist ose një mjek nëse e ndjeni që metodat më sipër nuk funksionuan.
(Kosova Sot Online)