Ja cilat ushqime zëvëndësojnë viagran

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 14:42
Ja cilat ushqime zëvëndësojnë viagran

E dimë që pilulat, pompat dhe ndërhyrjet kirurgjikale funksionojnë për disfunksionin erektil, por ushqimi si ndikon.

A ka ushqime që mund të ndihmojnë me disfunksionin erektim? Ka arsye të mendojnë se mundet, megjithatë duhen më shumë të dhëna shkencore për të konfirmuar potencialin e ushqimeve të mëposhtme:

Shalqiri

Ky frut i ëmbël, freskues, ka një përbërës që mund të ketë efekte të ngjashme me ilaçet për disfunksionin erektil në enët e gjakut. Mund edhe të rrisë dëshirën për seks, thonë studime. Pjesa më e madhe e shalqirit është ujë, por përmban edhe likopene, një antioksidues që është i mirë për zemrën, prostatën dhe lëkurën.

Kafja

Filxhani i kafes është më shumë se një produkt që duhet patjetër për të dalë gjumi. Mund të përmirësojë edhe jetën tuaj seksuale. Burrat që konsumojnë 2-3 filxhanë kafeinë në ditë janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga disfunksioni erektil. Kjo ndodh sepse kafeina përmirëson rrjedhjen e gjakut. Shumë lloje çaji gjithashtu kanë përmbajtje të lartë në kafeinë.

Çokollata e zezë

Kjo ëmbëlsirë sjell një sërë përfitimesh në shëndet, përfshirë edhe pjesën poshtë belit. Çokollata është e pasur në flavonole, lëndë ushqyese bimore që mund të rrisë rrjedhjen e gjakut dhe ul tensionin. Ndihmon gjithashtu trupin të prodhojë më shumë oksid nitrik, që mund të ndihmojë me ereksionet dhe gjendet në shumë ilaçe për disfunksionin erektil.

(Kosova Sot Online)