Lexoni edhe:
Pse prerja e qepëve në feta na bën të qajmë?
Uthulla e mollës ndihmon shumë në kuzhinë, por mund ta përdorni edhe në mënyra të tjera.
NEUTRALIZON AROMËN E KEQE
Nëse në shtëpinë tuaj ndjeni aromë të keqe dhe kurrsesi të zhduket, hidheni një sasi të vogël të uthullës së mollës në një enë ku e ndjeni atë aromë, ndërsa gjithçka do të ndryshojë shumë shpejt.
Pse prerja e qepëve në feta na bën të qajmë?Lexoni edhe:
PASTRON FYTYRËN
Shkaku i përbërësve antibakterial që i përmban, uthulla e mollës është ideale edhe për pastrimin e fytyrës. Mundet të ndihmojë në largimin e puçrrave dhe ta ekuilibrojë pH-në e lëkurës. Treteni pak uthull të mollës në ujë, me një pambuk të pastër pastrojeni fytyrën.
LARGON TË MAVIJOSURAT
Në ndonjë vend ku jeni goditur dhe ku është shfaqur e mavijosura, atëherë hidhni disa pika uthull të mollës. Ndikon kundër inflamacioneve dhe pakëson ngjyrimin e lëkurës.
LARGON AROMËN E KEQE NGA GOJA
Shpëlani gojën me një sasi të vogël të uthullës së mollës, që eliminon me largimin e aromës së keqe nga goja. Uthulla vret bakteret që shkaktojnë aromën e keqe në gojë.
SHKËLQEN FLOKËT
Një të tretën e gotës me uthull të mollës e përzieni me katër gota me ujë dhe me këtë shpëlani flokët pas shamponit, e më pas me ujë të ftohtë. Pastaj flokët i mblidhni në peshqir dhe e lini të qëndrojnë për një orë. Shpëlani flokët më pas si zakonisht.
(Kosova Sot Online)