Lexoni edhe:
Këtë pije duhet ta pini çdo ditë pasi është ideale për zemëren dhe gjumin
Me stinën e verës këtu mendimet shkojnë te një trup i skalitur si më së miri dhe për ta theksuar trupin e rregulluar mirë në plazh. Pa marrë parasysh sa shumë perime njerëzit konsumojnë, shumica prej tyre nuk ia dalin të kenë një stomak të rrafshët. Në vijim nutricistët paraqesin disa ushqime që duhet t'i shmangni, nëse dëshironi një stomak të rrafshët.
QUMËSHTI
Disa individë kanë jotolerancë ndaj ushqimeve të caktuara, thonë ekspertët. 'Një shembull janë prodhimet e qumështit - disa njerëz nuk tolerojnë pse janë alergjikë në proteinat në qumësht dhe prodhimet e qumështit, ndërsa të tjerët kanë telashe në tretjen e laktozës. Kjo dërgon drejt simptomave të fryrjes", thonë ekspertët.
FRUTAT E FORTË
Frutat e fortë si kumbullat, e po ashtu edhe frutat e thata, janë të mbushur me substanca organike të quajtura sheqer alkooli dhe, përderisa janë të dobishëm për tretjen dhe shëndetin në përgjithësi, varen nga bakteret në zorrë. Dr. Glenville thotë se nëse nuk treten si duhet mund të fermentohen dhe të shkaktojnë gazra dhe fryrje në stomak.
Këtë pije duhet ta pini çdo ditë pasi është ideale për zemëren dhe gjuminLexoni edhe:
ËMBËLTUESIT
Sheqeri shtesë i secilit lloj (përfshirë ëmbëltuesit artificial) mund të shkaktojnë gazra, sidomos te dikush me një çekuilibër të baktereve të mira në zorrë. Bakteret ushqehen me sheqer, ndërsa që sheqeri shtesë ushqen bakteret më pak miqësore dhe shkaktojnë çekuilibër në zorrë, që shkakton simptomat e fryrjes.
ERËZAT
Megjithëse erëzat dhurojnë veti të shumta shëruese për organizmin e njeriut, disa ushqime pikante mund të stimulojnë lirimin e acideve në stomak. 'Këto acide mund të shkaktojnë irritimin e acideve të tjera dhe mund të fermentohen në sistemin tretës, duke shkaktuar me këtë rast fryrje', thotë dr. Glenville.
ÇAMÇAKËZI
Ushqimet që shkaktojnë depërtimin e ajrit në organizëm, si çamçakëzi, poqë shkaktojnë "flluska", si pijet gazuara, në stomak shkaktojnë fryrje. Çamçakëzi po ashtu trupit tuaj i dërgon shenjë se do të përpini ushqim, ndërsa që trupi fillon të prodhojë enzima tretëse.
KRIPA
Kripa shkakton mbajtjen e ujit. Ekspertët thonë që kurrë të mos shtoni kripë shtesë në ushqimin tuaj, jo vetëm se është e dëmshme për shëndetin e zemrës dhe shtypjen e gjakut, sidomos për ata që janë në dietë, por kripa po ashtu rrit sasinë e ujit që trupi e mban duke ju bërë që të jeni më të fryrë dhe më të rëndë.
(Kosova Sot Online)