Bima që trajton shumë probleme shëndetësore

  • E. /
  • 05 February 2022 - 14:29
Bima që trajton shumë probleme shëndetësore

Bëhet fjalë për bimën e quajtur bar i veshit, e cila kultivohet shumë lehtë, ndërsa është dëshmuar se ruan shëndetin pasi që përmban shumë flavonoide dhe acide shëruese.

LËNGU SHËRUES

Fletët e trasha të kësaj bime janë të mbushura me lëng me të cilin për një kohë të gjatë shërohet dhimbja e veshit. Krejt çfarë duhet të bëni është që të rrini të shtrirë për disa minuta dhe ta vendosni lëngun në vesh, e pastaj të ktheheni në anën tjetër dhe ta lini lëngun që të dalë nga veshi. Për shkak të karakteristikave antiseptike dhe anti-inflamatore, bari i veshit është ilaç natyral për sëmundje të lëkurës dhe plaç dhe ndihmë e parë pas therjeve të insekteve dhe djegieve. Në mjekësinë popullore përdoret për trajtim të lythave dhe njollave nga dielli.

Lëkura lyhet me lëng të barit të veshit ose vendoset një fletë e prerë në vendin e prekur. Lëngu i freskët i barit të veshit mund edhe të pihet si ilaç natyral për bronkit, inflamacion të fytit dhe mishit të dhëmbëve, për pastrim të zorrëve, e konsumohet edhe si mjet qetësues i nervave. Disa studime kanë zbuluar se bari i veshit e redukton rrezikun nga kanceri dhe se ndihmon në trajtimin e sëmundjeve kancerogjene.

(Kosova Sot Online)