
Lexoni edhe:
Fshesa antikrim duhet ta pastron urgjentisht edhe Policinë e Kosovës
I pasur me sheqerna, vitaminat (A,C, E dhe të grupit B) dhe minerale (kalium, natrium, squfur, kalcium, magnez, hekur, fosfor, silic, bakër…), mjalti është ushqimi i përsosur që më së shumti u përgjigjet nevojave fiziologjike të organizmit. Ju përshtatet të gjitha gjeneratave, e sidomos u sugjerohet personave që merren me punë fizike dhe intelektuale, si dhe fëmijëve, sportistëve. Studimet tregojnë se një kilogram mjaltë vlen sa 3 kg peshk, 6 kg portokaj, 50 vezë, 10 deri 20 kg perime.
Fshesa antikrim duhet ta pastron urgjentisht edhe Policinë e KosovësLexoni edhe:
Duke pasur këtë në mendje, nutricistët këshillojnë që çdo ditë ta filloni me një lugë mjaltë. Më së miri ta konsumoni të tretur në ujë të vakët (35-40 gradë) ose në çaj të vakët, sepse kështu më së miri organizmi e absorbon më lehtë. Mund ta konsumoni edhe duke e vënë nën gjuhë, duke e lënë të tretet. Mjalti e forcon rezistencën e organizmit, përtërinë indet, zbut inflamacionet, përmirëson punën e zemrës, largon lodhjet, ndërsa ndikon si relaksues edhe në sistemin nervor
(Kosova Sot Online)