Lexoni edhe:
Ngrohja e ushqimit në një mënyrë të caktuar mund të rrisë rrezikun për kancer
Disa nga studimet që shkencëtarët kanë shqyrtuar tregojnë se përbërësit që gjenden natyrshëm në birrë, dhe jo në alkool, mund të jenë të mirë për shëndetin. Duke qenë se kërkesa për birrë pa alkool është më e lartë se kurrë, ky është një lajm i mirë për ata që pëlqejnë birrën, por shmangin alkoolin.
Ngrohja e ushqimit në një mënyrë të caktuar mund të rrisë rrezikun për kancerLexoni edhe:
Një tjetër përfundim që ata arritën gjatë hulumtimit ishte se konsumimi i moderuar i birrës ka një efekt të mirë në shëndet. Një birrë në ditë për femrat dhe dy për meshkujt janë maksimumi, pohojnë shkencëtarët.
Studiuesit thanë se burrat që nuk pinë fare alkool janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të niveleve jonormale të glukozës sesa ata që pinë herë pas here birrë.
Birra është e mirë për densitetin e kockave
Nëse shikojmë densitetin e kockave dhe rrezikun e frakturave të kockave tek individët e moshuar, studiuesit pohojnë se ata që kanë konsumuar qoftë edhe një sasi të vogël birre janë në rrezik shumë më të ulët.
Ata ofruan gjithashtu një shpjegim shkencor për këtë fakt: “Përbërësit e tjerë të birrës funksionojnë në sinergji me silikonin dhe stimulojnë qelizat osteoblastike që riparojnë strukturën e kockave dhe ndihmojnë në riminelarizimin e kockave dhe dhëmbëve”.
Birra mund të ndikojë në uljen e kolesterolit
Disa studime sugjerojnë se birra ndihmon në zhvillimin e kolesterolit të mirë dhe rregullon prodhimin e kolesterolit të keq në trup, falë përmbajtjes së lartë të antioksiduesve.
Është e rëndësishme të shtohet se kjo ndodh kur konsumohet një sasi shumë e vogël birre.
(Kosova Sot Online)