Studimi tregon se problemet nga COVID-19 mund të shfaqen edhe pas një viti

  • E. /
  • 10 February 2022 - 11:12
Studimi tregon se problemet nga COVID-19 mund të shfaqen edhe pas një viti

Disa vite pas rikuperimit nga Covid-19, apo qoftë edhe pas një viti, personat që kanë kaluar virusin janë të rrezikuar nga problemet me zemrën, sipas një studimi të ri në SHBA. Studiuesit, të cilët botuan studimin në revistën Nature Medicine, sipasScience, analizuan dhe krahasuan të dhënat e problemeve  kardiovaskulare te 153 mijë e 760 të infektuar me koronavirus.

Një vit pas shërimit,  63% ishin të rrezikuar nga ataku në zemër, 69% nga aritmia kardiake, 52% nga goditjet në tru.

Problemet kardiovaskulare prekin të dy gjinitë, të rinjtë dhe të moshuarit, duhanpirësit dhe jo duhanpirësit, diabetikët dhe jo diabetikët, obezët dhe jo obezët.

Gjithashtu, personat e infektuar por që kishin zhvilluar simptoma të lehta  dhe nuk ishin shtruar në spital ishin të rrezikuar gjithashtu nga problemet me zemrën.

“Gjëra të ngjashme mund të ndodhin me trurin dhe organet e tjera, duke çuar në simptoma karakteristike të Covid-19 të zgjatur, tha studiuesi kryesor dhe epidemiologu klinik Ziyad Al- Ali i Universitetit të Uashingtonit.

Një shkak i mundshëm është inflamacioni i qelizave epiteliale brenda sistemit kardiovaskular, një tjetër është sulmi i drejtpërdrejtë i virusit dhe shkaku i tretë është rritja e niveleve të citokinës. Studiuesit kanë paralajmëruar se miliona njerëz që janë infektuar me  Covid-19 mund të kenë probleme kardiovaskulare  gjatë viteve të ardhshme, raporton abcnews.al

Ata theksuan se ata që kanë qenë të infektuar me koronavirus në të kaluarën duhet të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të konsultohen me mjekun nëse kanë simptoma si dhimbje ose presion në gjoks, palpitacione në zemër (që nuk ekzistonin më parë),dhe  ënjtje në këmbë.

(Kosova Sot Online)