Lexoni edhe:
Qumështi i gomaricës, çudibërës për shëndetin…
Bananet trashin? Bëhet fjalë për një mit të vjetër në të cilin pothuajse nuk beson më njeri. Në fakt, është e kundërta, banania është një super-pemë, e cila, nëse konsumohet në mënyrë të duhur, mund ta shpejtojë metabolizmin dhe të ndihmojë në humbje të peshës, e veçanërisht në kombinim me fara të lirit. Bëhet fjalë për një pije të dendur që duhet konsumuar në vend të kafjallit, dhe e cila me një të ushqyer të balancuar dhe me aktivitete të rregullta fizike do të sjellë shumë shpejt rezultate. Kjo pije është e pasur me vitamina që ofrojnë energjinë e domosdoshme për ditën para jush, por edhe t'ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë.
Qumështi i gomaricës, çudibërës për shëndetin…Lexoni edhe:
Përbërësit: - 1 banane, - 1 portokall, - Gjysmë filxhani me jogurt pa yndyrë, - 1 lugë e vogël me vaj kokosi, - Një e katërta e një luge të vogël me xhenxhefil të bluar, - 2 lugë me fara të lirit, - 2 lugë me 'whey' proteina (bëhet fjalë për proteinë të izoluar nga hirra). Përgatitja: - Të gjithë përbërësit i përpunoni në blender deri kur ta fitoni një masë të lëmuar. Pijen e pini në mëngjes, në lukth të zbrazët.
(Kosova Sot Online)