Nëse jeni në dietë, ekzistojnë ëmbëlsira të shijshme, që mund t'i hani sa ua ka ëndja

  • E. /
  • 26 February 2022 - 13:42
Nëse jeni në dietë, ekzistojnë ëmbëlsira të shijshme, që mund t'i hani sa ua ka ëndja

P ëlqeni ushqimet e ëmbla dhe të njelmëta, por dëshironi të ushqeheni shëndetshëm? Nëse mendoni se kjo është e pamundshme, jeni mashtruar. Ja ushqimet e shëndetshme dhe të shijshme, që kënaqin nevojat tuaja për sheqer

1. Pudingu - i thjeshtë dhe ndikues në nevojat për ëmbëlsira. Pudingu është desert me pak kalori, sidomos nëse nuk bëhet fjalë për atë të blerë me sheqer shtesë, por me atë pluhur të cilin e përgatisni ju vetë. Shtoni pak mjaltë dhe copë të çokollatës së zezë.

2. Mollë e pjekur - në vend se në ëmbëlsira, mollët dinë të jenë të shijshme edhe në variantin solo. Qërojini, hidhini në furrë, e në fund hidhni sheqer të verdhë dhe kanellë ose mjaltë. Një desert si ky ju kënaq netëve të ftohta në dimër.

3. Përzierja e frutave me lëvozhgë të fortë - përzieni pak çokollatë të zezë dhe fik të thatë me kajsi apo badem, ose arra dhe do të keni një shujtë të hatashme. Megjithëse është e pasur me vitamina dhe kthen energjinë, ky kombinim ka shumë kalori, kujdes me sasinë.

4. Akullore pa qumësht - krejt çfarë ju nevojitet është një banane, të cilën duhet ta përzieni në blender me pak ujë, e më pas ta ngrini. Mund t'i shtoni pak kakao dhe ndonjë pemë.

(Kosova Sot Online)