Ndryshimi i shpeshtë i peshës dëmton kockat

  • E. /
  • 01 March 2022 - 08:42
Ndryshimi i shpeshtë i peshës dëmton kockat

Dobësimi dhe shëndoshja e vazhdueshme, si pasojë e dietave mund të kenë efekt negativ për kockat. Ky është përfundimi i një studimi që kanë bërë shkencëtarët e Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik, të cilët nga viti 1972 deri në vitin 2000 kanë mbajtur nën kontroll 4600 persona.

Studiuesit kanë parë që, pas moshës 50 vjeç, përqindja e frakturave të parakrahut ishte tri herë më e lartë tek ata persona që ishin dobësuar apo shëndoshur ndjeshëm të paktën katër herë përgjatë viteve të studimit. Arsyeja? Sipas studiuesve ata kishin pësuar në kocka dëme të vogla, por të vazhdueshme ose dobësim të muskujve.

(Kosova Sot Online)