Harrojeni kamomilin. Këto çajra janë “ilaçi” më i mirë për pagjumësinë

  • G.g /
  • 11 March 2022 - 10:33
Harrojeni kamomilin. Këto çajra janë “ilaçi” më i mirë për pagjumësinë

Një nga problemet kryesore që njerëzit kanë në ditët e sotme është pagjumësia. Për shkak të lodhjes së madhe, mendimeve të shumta e një sërë arsyesh të tjera shumë njerëz e gjejnë të vështirë të flenë lehtësisht sapo vënë kokën në jastër. Mes shumë mënyrave për të shpëtuar nga pagjumësia është dhe konsumimi i çajërave bimorë. Më poshtë ju rendisim disa prej tyre sipas ‘Healthyonline’:
Lëvorja e manjolës
Me anë të një studimi është zbuluar se çaji i lëvores së manjolës zvogëlon kohën që duhet për të fjetur dhe rrit sasinë e gjumit duke modifikuar receptorët GABA në tru.
Balsam limoni
Pirja e çajit me balsam limoni mund të zvogëlojë pagjumësinë.
Çaji i kamomilit
Çaji i kamomilit përmban antioksidantin apigenin, i cili mund të ndihmojë në fillimin e gjumit.
Frut pasioni
Çaji i frutit të pasionit mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Gjithashtu, në kombinim me rrënjët e valerianës mund të reduktojë pagjumësinë.
Rrënja e valerianës
Është një barishte e përdorur për shekuj me radhë për të trajtuar probleme si pagjumësia, nervozizmi dhe dhimbjet e kokës. Valeriana mund të nxisë përgjumjen duke rritur nivelet e një neurotransmetuesi të quajtur GABA.

(Kosova Sot Online)