Rutina e mëngjesit që do ju bëjë të ndiheni më mirë gjatë ditës!

  • G.g /
  • 18 March 2022 - 10:45
Rutina e mëngjesit që do ju bëjë të ndiheni më mirë gjatë ditës!

1.Mos mendoni për asgjë tjetër dhe …përqëndrohuni.

Bëhet fjalë për meditimin. Provat shkencore për përfitimet e kësaj praktike janë gjithnjë e më të shumta dhe këshillohet që jo me patjetër duhet të qëndrosh këmbëkryq për një orë, pasi mjaftojnë dhe 5 minuta nëse praktikohet rregullisht, duke ju bërë të ndjeni menjëherë efektet pozitive të këtij aktiviteti.

2.Shkruani (10 minuta)

Përkushtimi ndaj të shkruarit, qoftë dhe për pak minuta, mund t’ju ndihmojë shumë. Ju lejon të kuptoni ‘gjendjen’ e gjërave dhe situatavee, si dhe të kuptoni se çfarë ka më tepër rëndësi. Si përshembull ju mund të shkruani:

Shkruani tre gjëra ndaj të cilave jeni mirënjohës: familja, një lajm i mirë, një eksperiencë pozitive, një objektiv i arritur me sukses.

Shkruani mendimet e momentit

Rishkruani detyrat dhe objektivat që doni të realizoni brenda ditës

3.Memorizimi i objektivave (10 minuta)

Ka plot gjëra për të bërë. Mund të zgjidhni një ose të përshtasni tre, sipas dëshirës.

Pohimet. Fraza që i përsërisni vetes, që përshkruajnë personin që do donit të bëheshit.

Vizualizimi: kur vizualizoni, duhet të imagjinoni veten ndërsa me këmbëngulje realizoni dëshirat ose ndërsa kaloni momente të bukura. Duhet menduar dhe imagjinuar në të njëjtën kohë, ndjesia që mund të provoni në ato momente.

Rikujtoni objektivat. Është momenti për të përcaktuar programin tuaj javor, ose të përcaktoni objektivat që duhet të arrini ose gjërat që duhet të kujtoni për një kohë më afatgjatë. Për shembull: “Të kaloj një ditë fantastike me familjen time, sepse janë prioriteti im kryesor”.

4.Lëvizni vendit (1 sekond ose një orë e gjysmë)

Ka një motiv përse personat e suksesshëm praktikojnë sport, rregullisht; kanë kuptuar se duhet të jesh në formë për të arritur objektivat e për të jetuar një ditë me ritmin e duhur. Nëse doni të jeni dhe ju në formë duhet t’i përkushtoheni ushtrimeve fizike qoftë dhe pa pajisje të veçanta, pa u rregjistruar në palestër dhe pa asnjë detyrim tjetër. Kjo është e mundur:

Bëni vrap, qoftë dhe për 20 minuta, të paktën sa për të filluar.

(Kosova Sot Online)