Lexoni edhe:
Ju largon oreksin, por a i dini efektet anësore të përtypjes së çamçakëzit çdo ditë
Buka për shumicën është ushqimi i preferuar, të cilin e kombinojnë me ushqime dhe gjellë të ndryshme. Por, ky ushqim ndërlidhet me mbipeshën, sepse është përplot karbohidrate. Nëse dëshironi të kënaqeni në sandviçin e shijshëm, përgatiteni versionin e bukës.
Përbërësit: -3 vezë; - 100 gramë lyerje djathi; - 1/2 e lugë pluhur për pjekurina; - kripë; - letër për pjekje.
Ju largon oreksin, por a i dini efektet anësore të përtypjes së çamçakëzit çdo ditëLexoni edhe:
Përgatitja
1. Në një enë ndani të bardhët e vezëve, shtoni pak kripë dhe i përzieni.
2. Në enën tjetër hidhni të verdhët e vezës, djathin dhe pluhurin për pjekurina dhe përzieni mirë derisa të fitoni një masë të butë.
3. Në masën e fituar, gradualisht shtoni të bardhët e vezëve dhe ngadalë e përzieni.
4. Në tepsi shtrini letrën për pjekje, me lugë merrni masën dhe e hidhni në letër.
5. Tepsinë e futni në furrën e ngrohur dhe piqni pjekurinën për rreth 25 minuta në 150 gradë.
(Kosova Sot Online)