Lexoni edhe:
4 mënyra të shpejta për t’u çlodhur pas një dite stresuese
Ajo që nuk do ta ndjeni përnjëherë është shkrirja e mukozës, katranit dhe papastërtive në mushkëri. Pikërisht për këtë fakt ju sugjerohen duhanxhinjve dhe atyre me problem në sistemin e frymëmarrjes. Aktiviteti prej një analgjetiku i kapsaicinës që gjendet në specat djegës që moti njihet se mund të zëvendësojë analgjetikët për largimin e dhimbjeve, shembull dhimbjet e kokës. Shumë mjekë pacientëve të vet ua sugjerojnë këtë erzë - specat djegës. Specat djegës nuk kanë konkurrencë për pastrimin e organeve të frymëmarrjes, pakësimin e dhimbjeve dhe në hedhjen e materieve helmuese nga organizmi.
4 mënyra të shpejta për t’u çlodhur pas një dite stresueseLexoni edhe:
Specat djegës, pluhur dhe të freskët, ndihmojnë në shkrirjen e shtresave dhjamore në trup, kështu që shndërrohen në aleatë të fortë kundër mbipeshës. Ekspertët theksojnë dy përbërës të specave djegës: karotenoidet dhe vajin eterik. Ngjyrën e kuqe e marrin prej karotenoideve, e vaji është ai që na djeg, shija djegës. Kapsaicinoidet nga specat djegës na krijojnë ndjenjën e djegies, sepse lidhen me receptorët e dhimbjes.
(Kosova Sot Online)