Lexoni edhe:
A e dini si reagon trupi deri në 15 ditë pas lënies së cigares
Dredhëzat janë shumë të dobishme për imunitetin dhe përmbajnë një numër të madh vitaminash, por shumë njerëz nuk janë të sigurt se sa në të vërtetë lejohet të konsumohet në baza ditore.
Ato përmbajnë 60 gramë vitaminë C dhe substancën bioaktive polifenole, të cilat janë antioksidues të fuqishëm. Rekomandohen për fëmijët dhe të rriturit që vuajnë nga anemia, si dhe përmbajnë acid folik, vitaminë E, provitaminë A, vitamina B, si dhe minerale mangan, hekur, kalcium dhe magnez.
A e dini si reagon trupi deri në 15 ditë pas lënies së cigaresLexoni edhe:
Edhe pse janë një ëmbëlsirë dhe pije freskuese ideale, duhet t’i kushtoni vëmendje sasisë që konsumoni, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët më të vegjël që mund të jenë alergjikë ndaj kësaj frute.
Nuk rekomandohen për personat që kanë probleme me peshën e tepërt ose nivele të larta të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak. Edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore, është e nevojshme t’i kushtoni vëmendje se sa dredhëza do të merrni në organizëm çdo ditë.
Mjekët nga Universiteti Britanik i Oksfordit rekomandojnë t’i konsumoni ato vetëm aq sa mundeni në dorë, pa sheqer të shtuar dhe vetëm dy ose tri herë në javë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, sipas faqes së internetit Medical Daily.
(Kosova Sot Online)