Lexoni edhe:
Sulmet në veri, pasojë e tolerimit prej dy dekadash të strukturave të krimit!
Çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve, kjo si rezultat i përfitimeve shëndetësore që ai sjellë.
Sa më shumë të oksidohen gjethet e çajit, aq më aromatik do të jetë ai dhe aq e lartë do të jetë përmbajtja e kafeinës.
Sulmet në veri, pasojë e tolerimit prej dy dekadash të strukturave të krimit!Lexoni edhe:
Më poshtë ju sjelli 6 fakte që s’i keni ditur rreth çajit të zi, apo çaj rusit siç e njohim ne:
1. Redukton stresin
Çaji i zi, ka aftësi t’ia mundësojë trupit tonë të këndellet pas situatave steresuese. Në fakt konsumimi i këtij çaji nuk parandalon stresin por, veprimi i tij fillon gjysmë ore pasi të konsumohet, thonë hulumtuesit.
2. Çaj i zi apo çaji i rusit nuk rrjedh nga Rusia
Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.
3. Çaji i zi në ish-Jugosllavi, ka ardhur si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.
4. Shija e çajit varet nga kualiteti i çajit, uji në të cilin zihet dhe ena në të cilën përgatitet.
5. Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.
6. Aroma e çajit të zi ka veti që të rezistojë për kohë më të gjata, krahasuar me të gjitha format e çajit.
(Kosova Sot Online)