Ky është mëngjesi që rekomandohet nga ekspertët për humbjen e dhjamit në bark

  • G.g /
  • 23 April 2022 - 10:50
Ky është mëngjesi që rekomandohet nga ekspertët për humbjen e dhjamit në bark

Ky është një mëngjes i shëndetshëm dhe i shijshëm, sepse përmban vitamina dhe minerale që përmirësojnë lëkurën tuaj dhe flokët, normalizojnë metabolizmin dhe forcojnë trupin.

Plus, në qoftë se konsumohet çdo ditë, ky mëngjes do t’ju ndihmojë të eliminoni toksinat dhe të humbisni kilet nga zona e barkut shumë shpejt. Pas konsumimit të kësaj përzierje të shëndetshme për një muaj, do të vini re se pesha e tepërt do të reduktohet, kryesisht në zonën e barkut.

Ja çfarë ju duhet:

– 300 ml kefir (ose kos të ulët-yndyrë)

– 2 lugë çaji tërshërë

– 1 lugë fara liri

– 1 lugë kakao pluhur

– 5-7 kumbulla të thata

Përgatiteni që në mbrëmje që të jetë gati për mëngjes.

Hidhni ujë të valuar (rreth 100ml) mbi kumbullat e thara. Mbulojeni enën me kapak dhe lëreni për 5-10 minuta.

Ndërkohë, shtoni tërshërën, farat e grimcuara dhe kakaon në një tas. Shtoni kosin dhe përziejini mirë.

Pritini kumbullat imët, shtojini tek përbërësit e tjerë dhe përziejini deri sa të përfitoni një pure. Recetën e përgatitur mund ta konsumoni në mëngjes dhe të shijoni benefitet e saj. 

(Kosova Sot Online)