Lexoni edhe:
Lulja që njihet si “aspirina” natyrale
Patatet e ëmbla nuk janë të përkryera vetëm për festa, por mund të hahen edhe gjatë tërë vitit. Ato janë burim i shkëlqyeshëm i përbërësve të dobishëm ushqimorë, prandaj është e mençur që ta përfshijmë atë rregullisht në menynë tonë. Ja disa nga përbërësit e dobishëm të patateve të ëmbla. Antioksiduesit - bëhet fjalë për beta karotinën. Karotenoidet janë pigmente organike të cilave ua japin patateve të ëmbla pamjen e tyre të portokalltë. Antioksiduesit luftojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakjen e qelizave.
Lulja që njihet si “aspirina” natyraleLexoni edhe:
Vitamina B6 - e zvogëlon sasinë e homocisteinës në sistemin tonë. Homocisteina është parë se shkakton sëmundjet degjeneruese, duke përfshirë edhe infarktin e zemrës dhe të trurit. Kaliumi - është një elektrolit kyç, i cili ndihmon në kontrollimin e sinjaleve nervore dhe të rrahurave të zemrës. Magnezi - e lufton stresin dhe promovon relaksimin. Hekuri- ofron energji dhe ndihmon krijimin e eritrociteve.
(Kosova Sot Online)