Lexoni edhe:
40 fiq për organizëm më të shëndetshëm
Ju takon së njëjtës familje të mollëve dhe dardhave. Konsumohet më rrallë në formën e freskët, por prej tij përgatiten lëngje të shijshme, xhem, ëmbëlsirë. Ja edhe disa arsye shtesë pse duhet ta përfshini në menynë tuaj.
NDIHMON HUMBJEN NË PESHË
Ftoi përmban pak kalori, kripë dhe yndyrë, por përmban shumë fibra dhe vitamina C. Për këtë arsye shihet si zgjedhje për ata që duan ta rregullojnë peshën trupore.
40 fiq për organizëm më të shëndetshëmLexoni edhe:
I SHKËLQYESHËM PËR TRETJE
Ftoi mund të ndihmojë në shërimin e të thatit në lukth, diarre dhe problemet me tretje.
NDIKON SI PREVENTIVË NË SHFAQJEN E TUMOREVE
Ftoi është i mbushur me antioksidues, aleat të dobishëm në luftën kundër radikalëve të lirë, që mund ta shkaktojnë kancerin.
NDIKON MIRË NË SHËNDET
Përmban pektinë që ul nivelin e kolesterolit në gjak. Pikërisht ftoi për këtë arsye është i shkëlqyeshëm për zhbllokimin e arterieve. Kaliumi në ftua ul shtypjen e gjakut, e në shëndetin e zemrës ndikon edhe vitamina C.
(Kosova Sot Online)