Lexoni edhe:
Mjalti nga kungulli -melhemi i duhur për mëlçinë
E pasur me proteina, karbohidrate, vitamina, minerale, fibra, aminoacidet omega 3, fasulja për kohë të gjatë e ruan ngopjen, prandaj shpeshherë sugjerohet në ditët e ftohta të dimrit. Pos në ushqim, përdoret edhe në mjekësi, por edhe për zbukurim.
KUNDËR TË KRUARAVE
Në tri litra me ujë zieni 1 kg fasule të bardhë dhe një grusht rozmarinë. Kur të jetë zier, e procedoni, e me ujin ku është zier shpëlani pjesët e prekura të lëkurës. Përsëriteni këtë derisa të kruarat të largohen.
Mjalti nga kungulli -melhemi i duhur për mëlçinë Lexoni edhe:
PARANDALON DHIMBJET E KOKËS
Hidhni 500 gramë fasule në një enë, ia shtoni disa thelpinj të hudhrës dhe e zieni. Më pas fasulet e përzieni me pak vaj ulliri dhe lëng limoni. Me masën e fituar i lyeni kapakët e syve derisa dhimbja të ndalojë.
SHTRËNGON FYTYRËN
Një gotë fasule e zieni për disa orë në ujë. Më pas piret e fituara i përzieni me lëng limoni dhe një lug vaj ulliri, e përzieni dhe e lyeni fytyrën. Prisni 20 minuta dhe e shpëlani me ujë të vakët.
(Kosova Sot Online)