Pse kemi fryrje të këmbëve në verë? Ja si ta parandaloni

  • G.g /
  • 30 May 2022 - 10:27
Pse kemi fryrje të këmbëve në verë? Ja si ta parandaloni

Shpesh mund të ndjeni gjatë stinës së verës se këmbët tuaj po fryhen. Por nuk jeni të vetëm që mund ta përjetoni këtë gjë pasi ka shumë njerëz të cilëve u fryhen vazhdimisht këmbët.

Por përse ndodh kjo? Atëherë, shpeshherë i nxehti na sjell ënjtje duke bërë një zgjerim të enëve të gjakut. Duke u bërë ky zgjerim, atëherë shkaktohet grumbullimi i lëngjeve në këmbë.

Pikërisht për këtë arsye, nga i nxehti bëhet zgjerimi i venave. Gjatë këtij procesi lëngjet e trupit kalojnë përmes këtyre indeve të venave të zgjeruara dhe si shkak ju mund të keni këmbë të fryra.

Por si të parandaloni ënjtjen e këmbëve? Ja cfarë duhet të keni parasysh

Së pari, ju nuk duhet të qëndroni në ambiente ku temperatura është shumë e lartë. Pra, shmangni medoemos të nxehtin. Përpiquni të qëndroni në ambiente të freskëta.

Gjithashtu, ju duhet të hidratoheni. Mos qëndroni gjatë ulur por as në këmbë për shumë kohë, pasi ky lloj pozicioni i të qëndruarit mund t’ju sjellë fryrje e ënjtje të këmbëve.

Përpiquni të lëvizni sa më shpesh. Nëse keni një punë të tillë që duhet të qëndroni gjatë gjithë kohës ulur ose në këmbë, atëherë e mira është që ju të kryeni aktivitet fizik.

(Kosova Sot Online)