Mos e gjuani lëvoren e mandarinës, është e dobishme

  • E. /
  • 09 June 2022 - 11:51
Mos e gjuani lëvoren e mandarinës, është e dobishme

Kjo recetë nuk duhet të bëhet me mandarina të spërkatura me preparate kimike. Duhet të përdoren vetëm mandarinat organike. Mandarinat me të vërtetë janë pemë të shijshme, por gabimi që bëjmë me rastin e konsumimit të tyre, është se lëvoren e tyre e gjuajmë në mbeturina, nuk e përdorim.

Në fakt, lëvorja e mandarinës mund të jetë shumë e dobishme, nëse e përdorim. Bluani 50 gramë lëvore të mandarinave dhe vendosni në një kavanoz të qelqtë. Shtoni një gotë vodkë, apo alkool 40%. Kavanozin mbylleni mirë dhe lëreni që të qëndrojë shtatë ditë në një vend të errët. Më pas konsumojeni nga një lugë pas gjellës, e më pas hajeni një lugë mjaltë.

(Kosova Sot Online)