Lexoni edhe:
Kura ideale, largon sheqerin dhe pastron stomakun nga toksinat
Bananet përmbajnë shumë fibra dhe lloje të ndryshme të sheqerit, shumë më tepër se secila pemë tjetër. Ja për çfarë preferohen bananet.
ULIN SHTYPJEN E LARTË TË GJAKUT
Mungesa e kaliumit dhe konsumimi i tepërt i kripës mund të ketë pasoja negative për trupin e njeriu, sidomos në shtypjen e gjakut. Një banane përmban 460 mg kalium e 1 mg natrium. Pra, nevojitet ta hani një banane në mëngjes dhe kështu ta mbani normal shtypjen e gjakut.
Kura ideale, largon sheqerin dhe pastron stomakun nga toksinatLexoni edhe:
KUNDËR DEPRESIONIT
Bananet po ashtu ndihmojnë te depresioni shkaku i pranisë së triptofanit që nxit sekretimin e hormoneve të lumturisë - serotoninës. Krejt çfarë ju nevojitet që ta përmirësoni disponimin për disa minuta është të hani banane. Do të qetësoheni.
KUNDËR STRESIT
Stresi mund ta ulë nivelin e kaliumit, e kjo mundet negativisht të ndikojë në metabolizëm. Marrë parasysh se bananet na furnizojnë me kalium, në situata stresuese janë më se të dëshirueshme. Kaliumi përshpejton tretjen, rregullon sasinë e ujit në trup dhe përmirëson punën e zemrës.
RREGULLON TRETJEN
Bananet përmbajnë shumë fibra ushqyese - materie që ndihmojnë në detoksim dhe përmirësojnë tretjen. Bananet po ashtu zvogëlojnë fryrjet, ndikojnë te kapsllëku dhe diarreja.
(Kosova Sot Online)