​Tri ushqime që ndihmojnë kundër djegieve nga dielli

  • E /
  • 28 June 2022 - 09:03
​Tri ushqime që ndihmojnë kundër djegieve nga dielli

Më në fund ka ardhur vera dhe koha për të shijuar jashtë, por me orët e kaluara shpesh na ndodhin edhe djegiet nga dielli.

Ekzistojnë shumë produkte të disponueshme në shtëpi që mund t'i përdorni kundër ndjesi shpimi gjilpërash, kruajtjeje dhe rrjepjes së lëkurës që ndodh si pasojë e dëmtimit nga dielli.

Sodë buke e tërshërë

Vendosja e disa lugëve sodë buke në një vaskë plot me ujë të ftohtë për afro 15-20 minuta ndihmon në reduktimin e dëmtimit të diellit, dhe shtimi i një filxhani tërshërë në vaskë gjithashtu qetëson irritimin dhe ndihmon lëkurën të mbajë lagështinë natyrale. Megjithatë, mos fërkoni asgjë në lëkurë.

Aloe vera

Është gjithashtu një ilaç për djegiet që më së shpeshti mund të gjendet pa recetë, kështu që nëse nuk mund të arrini te bima, provoni të blini një xhel.

Çaj kamomili

Qetëson lëkurën e djegur nga dielli. Bëni çaj të fortë, lëreni të ftohet. Kur të jetë gati, lagni një leckë dhe aplikojeni në zonën e prekur. Nëse jeni alergjik ndaj polenit, nuk duhet ta përdorni këtë trajtim pasi mund të shkaktojë reaksion alergjik

(Kosova Sot Online)